Piktori Rama bën konstitucionalistin dhe shton dozën e presioneve ndaj Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut

Piktori Rama bën konstitucionalistin dhe shton dozën e presioneve ndaj Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ballukut

Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK duke reaguar sërish lidhur me dërgimin në Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. “Kur drejtësia rrëshqet kështu si këtë herë, cënon parimet kushtetuese, prish balancën mes pushteteve të pavarura dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës,” deklaron Edi Rama duke marrë tagrin e konstitucionalistit. Në mënyrë shumë vulgare dhe sharlatane, kryeministri i vendit merr përsipër ti bëjë leksion drejtësisë, duke i interpretuar ligjet njësoj si ato zhgarravinat që rrjedhin nga ujëvarë e tij psiqike. Në deklaratën e tij ai i sugjeron Gjykatës Kushtetuese se kush duhet të jetë vendim i...