Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Ky është ish-ortaku i arrestuar Xhino Ago

Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan/ Ky është ish-ortaku i arrestuar Xhino Ago

Personi që shihni në foton e mësipërme është Xhino Ago, ish-ortak i biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Ago është vënë në pranga nga policia si bashkëpunëtor në ekzekutimin e 43-vjeçarit. Ai akuzohet për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas hetimeve, Xhino Ago dyshohet se ka ndihmuar autorët duke u vënë në dispozicion automjetin që u përdor në atentat, si dhe duke krijuar kushtet për kryerjen e krimit. Arrestimi i tij konsiderohet një nga zhvillimet kyçe në zbardhjen e plotë të vrasjes së biznesmenit Mëhalla. Si ndodhi ngjarja?  Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda...