Përplasja për Avokatin e Popullit: Berisha propozon Besim Ndregjonin

Përplasja për Avokatin e Popullit: Berisha propozon Besim Ndregjonin

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se mazhoranca nuk do të propozojë kandidat për Avokatin e Popullit, ndërsa tha se do të shqyrtohen kërkesat që vijnë nga PD-ja. Ndërkohë në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se PD ka disa emra për Avokat të Popullit, madje njëri prej tyre është i njohur dhe publik. Sipas tij, emri i Besim Ndregjonit duhet të votohet në Parlament si Avokat i Popullit. “Ne kemi disa kandidatë që do t’i paraqesim. Nuk e dija këtë deklaratë të Ballës, por ai i ndryshon deklaratat nga mëngjesi në darkë. Por ne kemi kandidatët, i kemi të listuar, janë të njohur. Njëri prej tyre Besim Ndregjoni, ka qenë në seancë. Në cdo lloj kodi të veprimtarisë parlamentare ai...