U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier

U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet sot më 2 dhjetor 2025 dhe ka dërguar në gjyq shtetasen A.B., e cila në cilësinë e avokates mashtroi disa persona, duke marrë shuma monetare, pa hapur asnjë proces gjyqësor. Sipas njoftimit të Prokurorisë Fier, “nga hetimet rezultoi se e pandehura A.B. nëpërmjet mashtrimit, u ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendimin se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet administrative apo procedurale të pretenduara prej saj”. Prokuroria sqaron se për të bërë të besueshme pretendimet e saj, avokatja në disa raste i ka dorëzuar klientëve akte, që nuk përfaqësonin realitetin....