Serie A pa “komandant”. Në krye 7 skuadra brenda 5 pikëve, por mungon spektakli

Serie A pa “komandant”. Në krye 7 skuadra brenda 5 pikëve, por mungon spektakli

2 Dhjetor 2025 13:30 Alfred Lleshi Pas 13 javësh, me 7 skuadra brenda 5 pikëve dhe me “surprizat” si Bologna e Como, Serie A duket e hapur si rrallë herë. Antagonizimi është i lartë, por në fushë mungon argëtimi. Krahasimet me ndeshje si Chelsea–Arsenal e bëjnë edhe më të dukshme diferencën me sfidat italiane si Roma–Napoli apo derbi i Milanos. Futbolli italian nuk ka shkëlqyer kurrë për intensitet dhe ide sulmuese, teksa sot problemet janë më të rënda: lojë e ndërprerë vazhdimisht, simulime të tepërta dhe frikë për gabime që sjellin procese mediatike. Skuadrat luajnë pothuajse vetëm në dy mënyra: presion një kundër një në gjithë fushën, ose mbrojtje e ulët duke bllokuar qendrën, me mbrojtje prej pesë vetash që shpesh pasqyrojnë njëra-tjetrën. Faza sulmuese...