Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Guardiola i lutet Fodenit: Qëndro këtu gjithë karrierën. Kapiten i ardhshëm? Pse jo…
2 Dhjetor 2025 13:39 Alfred Lleshi Pep Guardiola dëshiron që Phil Foden, “djali i adoptuar” i Manchester City, të bëhet simbol i klubit dhe, pse jo, kapiteni i së ardhmes. I rritur në akademinë e City dhe shpërthyer me fanellën blu, Foden po kalon një formë të shkëlqyer dhe vjen nga dopieta kundër Leeds. Para ndeshjes me Fulham, Guardiola deklaroi: “Shpresoj të mund të qëndrojë këtu gjithë karrierën. Është një lojtar special, një tifoz i City, rritur në akademinë tonë”. Sa i takon mundësisë për ta bërë kapiten, trajneri u shpreh: “Nëse ai do, po. Kapitenët lindin nga sjellja e tyre brenda dhe jashtë fushe. Në fushë ka qenë gjithmonë lider, nuk fshihet kurrë dhe merr përgjegjësi që ditën e parë”. Guardiola kujtoi edhe sezonet...