Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE dhe Kolegjin e Evropës, arrestohet Mogherini

Policia belge bastis shërbimin diplomatik të BE dhe Kolegjin e Evropës, arrestohet Mogherini

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe ish-ministre e Jashtme Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë nga forcat e rendit të Belgjikës. Ajo u ndalua, në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”. Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj. Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private. Hetimet...