Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Shalli i presidentit Rugova dhe sari i Nënë Terezës nën hijen e shpatës së Skënderbeut
Nga Visar Zhiti në ditën e lindjes së Ibrahim Rugovës PRESIDENTI RUGOVA gjithmonë më shfaqet me atë shallin dramatik në qafë dhe ashtu është dhe në bronz në shtatoret e tij. E mbante si malësorët e Rugovës, të cilët lidhnin mbi krye një shall të bardhë, të gjatë, e kishin për gjithë jetën, me të dhe i mbulonin. Dridhem kur e kujtoj, se kam lexuar, madje kam shkruar poezi edhe unë, që u duhej dhe si qefin po t’i vrisnin në rrugë armiku apo për gjakmarrje… Presidenti Rugova atë shall e kishte si porosi dhe shenjë, eci me dramën e popullit të tij në qafë dhe thoshte se do ta hiqte, kur të çlirohej Kosova.… Presidenti Rugova u bë bëmatari i madh i së pamundurës,...