Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tragjike/ I riu gjendet i vdekur në Divjakë, autoritetet dyshojnë për vetëvrasje
Një 21-vjeçar në Divjakë i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Sipas burimeve, i riu vuante nga çrregullime të shëndetit mendor, dhe autoritetet dyshojnë se ai ka helmuar veten. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit mendor), është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën.