Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Pezullimi i Ballukut, PD kërkon interpelancë me Ramën: Kryeministri kërkon t’i bëjë presion drejtësisë
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur nga drejtësia të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se Kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut. Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë. “Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend. Në një sjellje normale, në një vend anëtar të NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, Kryeministri duhej të kishte propozuar menjëherë shkarkimin nga detyra të...