Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
43-vjeçari iku para 3 muajsh në Kroaci, familja në alarm denoncon zhdukjen e tij: Nuk kemi asnjë kontakt
Një 43-vjeçar nga Fieri është larguar para 3 muajsh për në Kroaci. Gjatë kësaj kohe, burri nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij. Të alarmuar, nëna e tij ka bërë denoncim në polici. “Në Komisariatin e Policisë Fier kallëzoi shtetasi M. A., se kishte humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. A., 43 vjeç, i cili ishte larguar në Kroaci, 3 muaj më parë. Punohet për gjetjen e 43-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv