Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dilte xhiro me pistoletë, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka arrestuar një 22-vjeçar, ndaj të cilit ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Në një njoftim për mediat, blutë bëjnë me dije se i riu theu masën e sigurisë dhe kishte dalë me makinë, i armatosur. 22-vjeçarit iu gjet një pistoletë gjatë kotrollit fizik. Ai akuzohet për veprat penale për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Bashkë me të, në pranga ka rënë edhe shoqëruesi i tij, M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. “Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për...