Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
KQZ hap kutitë e “11 majit”, nis procesi i rinumërimit të 210 kutive
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur me procesin e verifikimit paszgjedhor. 210 kuti nga të gjitha qarqet si të vendit ashtu dhe të diasporës po rihapen për të parë nëse ka pasur mospërputhje me shifrat e dala nga procesi i numërimit gjatë zgjedhjeve të 11 majit. KQZ ka lënë jashtë listës kutitë në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërimi u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Nga ky proces i korrikut, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht, në këtë fazë./vizionplus.tv