Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Balluku”, Berisha thirrje Gjykatës Kushtetuese: Zhvillojeni seancën e hapur, ta shohë edhe publiku
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që seancën për zv.kryeministren Belinda Balluku ta zhvillojë të hapur për publikun. Në një dalje për media, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po mbron ministren Balluku, teksa u bëri apel dhe gjyqtarëve që të denoncojnë çdo lloj presioni që mund të marrin. “Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenate të hapur për publikun dhe shqiptarët të shohin e të dëgjojnë se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarikimin me atë të vjedhjes qeveritare. U bëj thirrje gjyqtarëve të denoncojnë ccdo lloj ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet e Ramës për “Venecian”. Rama rishkruan edhe dokumentat për të mbrojtur veten e vet”, tha Berisha./vizionplus.tv