Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA urdhëron sulm të dytë ndaj Venezuelës, ndërhyn kreu i Marinës, shpërthen skandali në Uashington
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një komandant i lartë i Marinës Amerikane kishte urdhëruar një raund të dytë sulmesh ndaj një anijeje të dyshuar venezuelase të dyshuar se transportonte lëndë narkotike. Sulmi “me dy goditje” më 2 shtator ka tërhequr tani vëmendjen dypartiake midis ligjvënësve amerikanë. Washington Post raportoi së fundmi se dy persona i mbijetuan shpërthimit të parë dhe ende ishin të kapur pas anijes që po digjej kur u vranë, çka ngre pyetje të reja mbi ligjshmërinë e goditjes. Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, pohoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër për t’i “vrarë të gjithë”, siç theksohet në raport. Levatti sqaroi se ishte admirali (Frank) Bradley ai që urdhësroi sulmin shtesë, por...