Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tensionet SHBA–Kinë zhvendosen në Greqi: Luftë e heshtur për kontrollin e porteve
Në Greqi po zhvillohet një përballje e heshtur, por gjithnjë e më e dukshme, mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për kontrollin e porteve strategjike të vendit. Vendimi i Parlamentit grek për të lejuar zgjerimin e portit të Eleusës, i marrë nga kompania amerikane Onex –ka ndezur tensionet mes dy fuqive botërore, pasi zona pritet të shndërrohet në një pikë kyçe për aktivitetet industriale, tregtare, energjetike dhe madje edhe ushtarake të SHBA-së në Mesdhe. Pozicionimi i Eleusës, vetëm pak kilometra larg aeroportit ushtarak dhe nyjeve kryesore hekurudhore, e bën atë strategjik. Por vlera reale e projektit lidhet me afërsinë me portin e Pireut, i cili kontrollohet në 67% nga gjiganti shtetëror kinez Cosco dhe konsiderohet nga udhëheqja e Pekinit si një nga elementet më të rëndësishme...