EMRI/ Kreu marrëdhënie me dhunë me 18-vjeçaren, gjykata e Dibrës lë në burg oficerin e policisë

EMRI/ Kreu marrëdhënie me dhunë me 18-vjeçaren, gjykata e Dibrës lë në burg oficerin e policisë

Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e policisë, Jetmir Uta, 24 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim detyre”. Uta u arrestua më 29 nëntor, në momentin kur po hynte në territorin e Shqipërisë, pas disa ditësh në arrati. Arrestimi erdhi pas kallëzimit të bërë në polici nga një 18-vjeçare, e cila, në praninë e nënës së saj, deklaroi se oficeri kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj, duke abuzuar me pozitën që mbante. Pas denoncimit, Uta u largua drejt Kosovës, ndërsa u shpall në kërkim. Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën hetim është vënë edhe nëna e Jetmir Utës, e cila dyshohet...