Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ankimimi i Ramës për pezullimin/ 8 gjyqtarët e Kushtetueses vendosin për fatin e Ballukut, zbulohen dy skenarët
Teksa Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë ankimin e qeverisë për Belinda Ballukun, e cila është e pezulluar me vendim të GJKKO, tashmë verdikti final i takon 8 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Këta të fundit do të vendosin nëse do pranohet vendimi i GJKKO për pezullimin, apo Belinda Balluku do të kthehet në zyrë apo jo. Gazetarja Klodiana Lala tha se tashmë filtri i parë për këtë çështje kaloi në Kolegjin e Kushtetueses. Sipas Lalës, që 8 gjyqtarët të marrin pjesë në mbledhjen do të duhet të jenë të njohur me aktet e dosjes të paktën 48 orë para, siç u përdor me zonjën Xhaferrllari. Gazetarja pohoi se nëse do të kemi një vendimmarrje sot, ajo do të duhet të jepet para orës...