“Balluku duhet të ishte shkarkuar/ Rama e mori në mbrojtje, opozita kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin

“Balluku duhet të ishte shkarkuar/ Rama e mori në mbrojtje, opozita kërkon interpelancë urgjente me Kryeministrin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me marrjen si të pandehur nga drejtësia të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, thuhet se Kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi. Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë. “Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend. Në një sjellje normale, në një vend anëtar...