Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Balluku nuk ngopet duke grabitur’, Berisha: Tek Unaza e Madhe vodhi 250 mln euro, s’gjen rrugë në botë me këto çmime
Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë të zhvilluar për gazetarët, u shpreh kryeministri Edi Rama është i përfshirë kokë e këmbë në korrupsion. Berisha tha se në Unazën e madhe është bërë një vjedhje masive. Duke theksuar se “Unaza Madhe” 27 km, kushtoi 450 milionë euro. “Më dy mars të 2011 është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit rruga re Tiranë-Elbasan. 3.2 km. Është tenderuar me 4.52 milionë euro km. Një vit më vonë më datë 22.10 2012 është tenderuar segmenti i tretë”, tha Berisha. “8.2 km i kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë, gjithsej 5.7 milionë euro për km. Në rast se shohim shpenzimin total për unazën ky shpenzim është 450 milionë euro. Por nëse 8 km u ndërtuan me nyje më...