Rindërtohet nga themelet çerdhja nr.5 në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një tjetër investim i rëndësishëm për fëmijët

Rindërtohet nga themelet çerdhja nr.5 në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një tjetër investim i rëndësishëm për fëmijët

Në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, Rajoni 1, ka nisur puna për ndërtimin e plotë të Çerdhes nr. 5, një projekt që vjen si pjesë e angazhimit të Bashkisë Elbasan për zgjerimin dhe modernizimin e të gjithë rrjetit të çerdheve dhe kopshteve në qytet. Ky investim synon t’u ofrojë çifteve dhe familjeve ambiente moderne, hapësira më funksionale dhe kushte të avancuara për kujdesin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Godina e re do të përfaqësojë një standard më të lartë të sigurisë dhe cilësisë, duke krijuar mjedisin e duhur për mirëqenien e më të vegjëlve. Ndërtimi i çerdhes së re është një tjetër premtim i mbajtur i kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i cili ka theksuar vazhdimisht prioritetin e investimeve në infrastrukturën arsimore dhe sociale. Ky...