Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Zemërim në Itali për statujën e Pavarotti-t
Kryebashkiaku i Pesaros në Italinë qendrore i ka kërkuar falje familjes së Luciano Pavarotti-t pasi imazhet e statujës prej bronzi të tenorit “të bllokuar” në një pistë akulli për Krishtlindje shkaktuan trazira. Statuja në madhësi reale, që përshkruan Pavarotti-n me frakë, krahët e shtrirë dhe një shami në njërën dorë, u zbulua vitin e kaluar në sheshin kryesor të zonës. Statuja ishte një homazh për tenorin e famshëm, i cili kishte një rezidencë në qytet, sipas Guardian. Megjithatë, vendosja e saj në atë që e veja e Pavarotti-t, Nicoletta Mantovani, e përshkroi si një pistë akulli “shumë të shëmtuar” “e tallte” kujtimin e tij, i tha ajo gazetës Il Resto del Carlino pasi u publikuan imazhe që tregonin statujën “të mbështjellë” deri në gjunjë. Pesaro,...