Hapen 210 kuti votimi, KQZ nis verifikimin e plotë të numërimit të votave të 11 majit

Hapen 210 kuti votimi, KQZ nis verifikimin e plotë të numërimit të votave të 11 majit

pamje nga kqz TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur verifikimin paszgjedhor të 210 kutive të votimit të 11 majit, për të kontrolluar nëse ka pasur shkelje të numëruesve. Këtë të martë, KQZ ka hapur kutitë e votave brenda dhe jashtë vendit, ku do të rinumërohen fletët e votimit për të verifikuar nëse ka mospërputhje në materialet zgjedhore. Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një seancë të publike, hodhi shortin për përcaktimin në mënyrë rastësore të qendrave të votimit dhe kutive të votimit nga jashtë që do t’i nënshtrohen verifikimit paszgjedhor. "Qëllimi i këqyrjes së mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor është verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave”,...