Pezullimi i Ballukut, PD kërkon interpelancë me Ramën: Po i bën presion drejtësisë, mos bëj avokatin e të pandehurës

Pezullimi i Ballukut, PD kërkon interpelancë me Ramën: Po i bën presion drejtësisë, mos bëj avokatin e të pandehurës

BELINDA BALLUKU, EDI RAMA DHE GAZMENT BARDHI TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, pas vendimit të këtij të fundit për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut. Në kerkesen që mban firmën e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thuhet se kryeministri po vepron si “avokat” i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Kuvendi. Opozita i referohet kërkesës së Ramës në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e cilëson të paprecedentë. “Një kërkesë e tillë e kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon...