Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shkaktoi aksidentin me vdekje, arrestohet 34-vjeçari
Një ditë pas aksidentit me vdekje që u regjistrua në aksin rrugor Fier-Berat, ku humbi jetën një 55-vjeçar, policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në fshatin Strum, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. T., 34 vjeç, banues në fshatin Kurjan, me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi G. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Strum, humbi jetën ky i fundit, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. T., për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’”, njofton policia. Kujtojmë se rreth mesditës të së hënës, automjeti përplasi për vdekje 55-vjeçarin, i...