Ligji i ri për konfliktin e interesit, Gjiknuri dhe Bylykbashi kundër: Do ishte vrastare, si mjeku ndalohet të bëjë pedagogun

Ligji i ri për konfliktin e interesit, Gjiknuri dhe Bylykbashi kundër: Do ishte vrastare, si mjeku ndalohet të bëjë pedagogun

damian gjiknuri TIRANË- Një ligj i ri për konfliktin e interesit, që është hartuar nga ILDKPI, dhe është dërguar në Kuvend nga dy deputetë të Partisë Socialiste, ka shtuar skepticizmin e kolegëve të tyre në Komisionin e Ligjeve. Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri tha se me ligjin e ri, çdo punonjës publik, do të ndalohet të ushtrojë profesione në fusha të tjera. Duke marrë si shembull rastin e mjekëve, Gjiknuri u shpreh se kufizimi i tyre për të ushtruar dhe profesionin e pedagogut do të ishte vrastare. “Zyrtari do ndalohet të ushtrojë profesionin e tij në fusha të tjera. Kjo për mendimin tim në shumë sektorë të vendit do jetë vrastare. Si mund të vëmë ne kufizime që një pedagog të mos ushtrojë profesionin e...