Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
PD propozon formulën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit: Ne propozojmë 6 emra, PS zgjedh 3, nga këta njëri shkon për votim
partia demokratike TIRANË- Grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar formulën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Në kërkesën e firmosur nga kreu i grupit Gazment Bardhi, dërguar kryeparlamentarit Niko Peleshi, PD kërkon që të jetë një proces transparent. Sipas formulës së PD-së, demokratët si pakicë do të zgjedhin 6 emra, ndërsa Partia Socialiste do të zgjedhë 3 prej tyre. Më pas, opozita do të çojë për votim në seancë vetëm njërin prej tyre. Njoftim për shtyp Konkretisht, grupi parlamentar i PD ka propozuar këtë formulë të bashkëveprimit midis grupeve parlamentare: A. Për emërimin/zgjedhjen e organeve të pavarura kushtetuese apo të krijuara me ligj, për të cilën kërkohet shumicë e cilësuar (prej 3/5 të anëtarëve të Kuvendit - rasti i Avokatit të Popullit), procesi të...