Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Kontrabandoi bizhuteri floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë kanë goditur një rast tentative për të kontrabanduar sende me vlerë, duke vënë në pranga një 33 vjeç, banues në Gjermani. “Në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S.”, njofton Policia. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. “Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në...