Salah “braktis” Liverpool-in për kombëtaren, ja kur do të niset drejt Kupës së Afrikës

Salah “braktis” Liverpool-in për kombëtaren, ja kur do të niset drejt Kupës së Afrikës

2 Dhjetor 2025 12:24 Alfred Lleshi Mohamed Salah, i përfshirë në listën preliminare të Egjiptit për Kupën e Afrikës, do të mungojë te Liverpool-i për shkak përfaqësimi të kombëtares së tij. Ylli 33-vjeçar do ta nisë këtë angazhim më 15 dhjetor, sipas trajnerit të “Reds”, Arne Slot, por do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Brighton më 13 dhjetor: “Afati është 15 dhjetori. Si gjithmonë, në kësi rastesh janë të përfshirë kombëtarja, lojtari dhe klubi. Ka gjithmonë diskutime për çfarë është më e mira për të tria palët”. Në fitoren 2-0 ndaj West Ham, Salah u ul në stol dhe pati polemika për pakënaqësinë e tij ndaj lënies pushim: “Ishte një reagim normal për një lojtar që ka mjaft cilësi për të luajtur për...