Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

Enzo Fernandez: E desha Chelsea me çdo kusht, por po të mos flisja me Rui Costa…

2 Dhjetor 2025 13:03 Alfred Lleshi Për 121 milionë euro, Chelsea bleu kartonin e mesfushorit titullar të kombëtares argjentinase dhe Benfica, Enzo Fernandez, i lindur më 2001, i cili u bë shitja më e madhe e klubit portugez. Transferimi u finalizua në fund të janarit 2023, duke shkaktuar bujë në Europë dhe forcuar ndjeshëm blutë e Londrës. “Po të mos flisja me Rui Costa (president i Benfica), nuk besoj se transferimi do të realizohej, – rrëfen Fernandez për “GiveMeSport”. – Negociatat ishin shumë të gjata dhe të vështira. Agjenti im dhe Benfica e dinin sa shumë më donte Chelsea dhe bënë gjithçka për të më transferuar”. Costa donte që ai të qëndronte edhe 6 muaj për të pritur oferta më të mira, por Fernandez ishte...