Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shqiptarët e deportuar po paguajnë deri në 20 mijë paund për t’u rikthyer ilegalisht në Britani
Të dhëna nga gjykatat britanike tregojnë se shumë shtetas shqiptarë të deportuar po arrijnë të rikthehen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar duke paguar deri në 20 mijë paund për trafikantët, përpara se të kapen sërish duke kryer vepra të tjera penale. Sipas “The Telegraph”, fenomeni po përshkallëzohet pavarësisht ndëshkimeve të ashpra që parashikon ligji britanik, përfshirë deri në pesë vjet burg për shkeljen e urdhrave të deportimit. Në dallim nga shtetet e tjera, Shqipëria është vendi i vetëm ku Britania kryen fluturime të rregullta deportimi, shpesh çdo javë, për personat që kanë kryer krime apo kanë përfunduar dënimet në burgjet britanike. Megjithatë, rikthimet ilegale po ndodhin në mënyrë të vazhdueshme, përcjell A2 CNN. Një sërë rastesh të fundit e ilustrojnë qartë këtë fenomen. Dorian Puka,...