PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sot më 2 dhjetor 2025 interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me marrjen si të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas kërkesës së firmosur nga kryetari i grupit, Gazment Bardhi, Kryeministri po “vepron si avokat i Ballukut, duke paraqitur pretendime në emër të Kuvendit të Shqipërisë, pa marrë asnjëherë një mandat apo qëndrim nga vetë Parlamenti”. Opozita shprehet se veprimi i Ramës është i paprecedentë. “Një kërkesë e tillë e Kryeministrit të Shqipërisë jo vetëm që është e pabazuar në Kushtetutë, por gjithashtu përbën një ndërhyrje të papërshtatshme në pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe synon cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend”, thuhet në njoftim. PD thekson se, në çdo vend anëtar të NATO-s dhe kandidat...