Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha shton akuzat: Rama, bashkëpunëtor i karteleve të drogës, po ushtron presion mbi Kushtetuesen
Kryetari i PD-së Sali Berisha, në konferencën për mediat sot më 2 dhjetor 2025, foli në lidhje me çështjen Balluku. Berisha u shpreh se tani që çështja ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, Rama po ushtron presion mbi GJK-në. “Edi Rama është bashkëpunëtor i karteleve të drogës. Hyn në Guinness si kryeministri i parë në histori, që në vend të dorëheqjes ndaj ministres së tij, e mbron atë. Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë të hapur, sepse është nën presion nga Edi Rama. Në lidhje me çështjen Balluku, Rama gënjeu, duke cituar Komisionin e Venecias, për të mbrojtur veten”, tha ai. Berisha më tej deklaroi se ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës ka kushtuar 450 milionë euro. Sipas tij, Unaza nuk duhet të kushtonte më tepër...