Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

Mbyllet faza e audicioneve në AGT, nga e hëna e ardhshme nisin netët gjysmëfinale të spektaklit

Pas javësh të mbushura me emocione, surpriza dhe performanca të larmishme, faza e audicioneve të sezonit të dytë të Albania’s Got Talent kanë përfunduar zyrtarisht. Dyzet  konkurrentë kaluan në fazën e përzgjedhjeve duke marrë “po”-n vendimtare nga juria, e do të bëhen gati për netët gjysmëfinale. Mbrëmja e së hënës mbylli një prej etapave më të rëndësishme të formatit, një rrugëtim sa i bukur aq dhe sfidues ku çdo të javë ndjeheshin emocionet e garës. Nata e fundit e audicioneve përzgjedhëse startoi me zërin e ëmbël të Luna Nergutit. Muzika dhe arti ishin në fokus të kësaj puntate.  Grupi “Teuta dance studio” tundën skenën me kërcimin e tyre ndërsa Roani  i dha jetë tingujve të baterisë. Po ashtu edhe këtë mbrëmje juria u tregua e...