Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Më futën në ferr në një sekondë, hëngra si qen”, pengu izraelit i Hamasit përshkruan tmerrin që përjetoi për dy vjet
Dëshmitë e Alon Ohel për dy vitet që ai i kaloi i mbajtur peng nga Hamasi pas sulmit të 7 tetorit janë tmerruese. Ai i tha Channel 12 se kishte pasur këmbët e lidhura me zinxhir për 1.5 vjet dhe akuzoi rrëmbyesit e tij se e trajtonin ‘si majmun’. “Hëngra si qen. Nuk je njeri, je kafshë. Edhe në burg, ka një sistem. Unë nuk isha në burg, isha në robëri. Ata janë njerëz të çmendur. Nëse nuk je mendërisht i fortë, mund të çmendesh”, tha Ohel. Sipas tij, rrëmbyesit e tij zgjodhën t’i linin të vdisnin urie, edhe pse ai dhe shokët e tij e dinin se rrëmbyesit e tyre kishin ushqim, duke thënë se në një moment, e vetmja gjë që i lejuan të hante...