“PS asnjë emër për Avokat të Popullit”, Balla: Do mbështesim kandidatët e opozitës

“PS asnjë emër për Avokat të Popullit”, Balla: Do mbështesim kandidatët e opozitës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit, tha se PS nuk do të propozojë asnjë emër për Avokatin e Popullit, por do të mbështesë kandidatët e propozuar nga opozita. “Unë dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli të propozuar nga opozita dhe të zgjedhur nga shumica. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, tha Balla. Ai theksoi se do të shprehen për kandidatuarat brenda afatit. “Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat, pasi të kemi listat...