Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Spiunonte për Rusinë nga Ukraina, arrestohet në Kiev ish-ushtaraku britanik
Një 40-vjeçar britanik, ish-anëtar i forcave të armatosura të vendit të tij, është arrestuar në Ukrainë pasi dyshohet se kryente spiunazh për Rusinë, sipas shërbimit ukrainas të sigurisë (SBU). Ross David Cutmore u arrestua tetorin e kaluar në shtëpinë e tij në Kiev. Autoritetet ukrainase zbuluan sot emrin e tij dhe më shumë informacion rreth tij. Cutmore kishte mbërritur në Ukrainë disa muaj më parë për të trajnuar luftëtarë, por autoritetet ukrainase zbuluan aktivitetet e tij të vërteta me ndihmën e inteligjencës britanike. SBU njoftoi se britaniku, i cili u paraqit si instruktor ushtarak, në fakt ishte rekrutuar nga FSB-ja ruse, kundrejt pagesës monetare. Sipas autoriteteve ukrainase, atij i ishin siguruar armë dhe municione “për të kryer vrasje ndaj objektivave të caktuara në territorin e...