Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ku janë fondet e BE?”/ Përleshje mes fermerëve grekë dhe policisë
Përplasjet mes fermerëve dhe forcave të rendit shënuan sot ditën e dytë të protestave të mëdha në Greqi. Në Nikaia të Larissës, turma e protestuesve u përlesh me policinë, ndërsa gjatë përpjekjes së tyre për të përmbysur një autobus të policisë, forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës. Dhjetëra kilometra më larg, në Malgara, 22 km nga Selaniku fermerët kaluan nga fushat për t’iu shmangur kordonëve policorë dhe arritën deri tek stacioni i pagesës së tarifave, duke bllokuar për orë të tëra autostradën Selanik–Athinë. Ndërkohë, bllokada të tjera mbeten aktive në Nikaia dhe në Kardhicë, ku qindra traktorë janë rreshtuar përgjatë boshtit qendror të vendit. Fermerët thonë se nuk do të bëjnë asnjë hap pas dhe akuzojnë qeverinë që përpiqet ti frikësojë mes përdorimit të dhunës...