Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ashtu si njerëzit, macet mund të përdorin më shumë putrat e djathta ose të jenë mëngjarashe
Hulumtimet e reja kanë konfirmuar se macet kanë një preferencë kur bëhet fjalë për përdorimin e putrës së majtë ose të djathtë, njësoj si njerëzit me dorën e majtë dhe të djathtë, sipas “Science Alert”. Duket se ekziston edhe një lidhje gjinore. Sipas studimit të ri, macet preferojnë të përdorin putrën e djathtë për të marrë një kafshatë të shijshme ushqimi ose për të zbritur shkallët, ndërsa maçokët preferojnë të përdorin putrën e majtë. Sipas ekipit të Universitetit Queen’s, në Belfast në Britaninë e Madhe tregohet se kjo preferencë lidhet me strukturat e trurit të miqve tanë me gëzof. Ndryshe nga studimet e mëparshme mbi preferencën e përdorimit të putrave, të cilat u kryen në kushte laboratorike të kontrolluara, kjo analizë u zhvillua në shtëpitë...