Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Takimi mes të dërguarit të Trump dhe Putin: Për çfarë negociohet në Moskë?
Të martën i dërguari special i Trump, Witkoff, takohet me Putinin RUSI- Pak dihet tani për progresin e bisedimeve. Përfaqësues nga SHBA-ja dhe Ukraina u takuan në Miami gjatë fundjavës për të diskutuar ndryshimet në planin origjinal prej 28 pikash të administratës Trump, i cili u tha, se kryesisht i shërbente interesave ruse. Pasi ky plan u bë publik në nëntor, shtetet kryesore evropiane, BE-ja dhe Ukraina këmbëngulën për ndryshime - gjë që çoi në bisedime në Gjenevë, të cilat rezultuan në një dokument të rishikuar, i cili u diskutua në Miami. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio i përshkroi bisedimet në Miami si "shumë produktive". Qëllimi, tha ai, nuk ishte vetëm paqja, por edhe ndihma për Ukrainën që "të jetë e sigurt përgjithmonë, në mënyrë që të mos ketë më frikë nga...