Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pezullimi i Belinda Ballukut, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim në seancë ankimimin e Ramës
belinda balluku TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare ankimimin e kryeministrisë në lidhje me pezullimin e Belinda Ballukut nga funksionet në qeveri, me vendim të Gjykatës së Posaçme. Treshja e gjyqtarëve Sandër Beci (relatori), Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, kanë vendosur që çështja të kalojë në seancë plenare, ku më pas do të ketë një vendimmarrje nga e gjithë trupa e gjyqtarëve. Në padinë e dorëzuar në Kushetuese, nga kryeministria, thuhet se Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë ndërhyrë në kompetencat e ekzekutivit, pasi shkarkimi apo emërimi i minitrave është vetëm kompetencë e kreut të qeverisë. Pas vendimit të marrë nga treshja e gjyqtarëve, seanca në Gjykatën Kushtetuese është duke vijuar, ndërsa nuk dihet nëse do të dilet sot në një qëndrim përfundimtar. Në rast...