Kërkoi heqjen e masës “arrest me burg”, Apeli shtyn seancën për Metën, ja kur mbahet e radhës

Kërkoi heqjen e masës “arrest me burg”, Apeli shtyn seancën për Metën, ja kur mbahet e radhës

ilir meta TIRANË- Apeli i Posaçëm ka shtyrë seancën ndaj ish-presidentit, Ilir Meta, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Mësohet se shkak është bërë mungesa e palëve mbrojtëse në proces dhe e gjyqtares së çështjes, e cila ëshë me leje. Avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani, ka thënë për mediat se nuk është paraqitur këtë të martë në gjykatë pasi i duhet të ndjekë një seancë penale në Durrës, ndërsa ka deklaruar se ka apeluar pezullimin e afateve të paraburgimit.  Ndëkrohë, bëhet me dije se seanca radhës do mbahet më 15 dhjetor. Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28...