Ankimi i Ramës për Ballukun, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese e kalon në seancë plenare

Ankimi i Ramës për Ballukun, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese e kalon në seancë plenare

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar padinë e kryeministrit Rama për rastin “Balluku” duke e kaluar çështjen për shqyrtim. Pas vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres nga detyra, pati një ankimim në Kushtetuese nga ana e qeverisë, ku kryeministri pretendon se vendimi i gjykatës është antikushtetues, pasi ka ndërhyrë në kompetencat e tij. Gjykata u mblodh fillimisht të enjten e javës që lamë pas, por mbledhja e Kolegjit u shty për sot. pas diskutimeve, padia u pranua dhe do të ketë një shqyrtim në seancë plenare ku do të vendoset nëse është apo jo i drejtë pezullimi i zonjës Balluku. Ndërkohë vijon mbledhja në Kolegj, pasi po shqyrtohet kërkesa e dytë e qeverisë, ajo e pezullimit të vendimit të GJKKO deri në marrjen e...