Bonusi i fundvitit për pensionistët, ja afati i fundit kur mund të tërhiqet

Bonusi i fundvitit për pensionistët, ja afati i fundit kur mund të tërhiqet

Prej 1 dhjetorit ka nisur shpërndarja e bonusit për pensionistët në të gjithë vendin. Për të sqaruar procesin e shpërndarjes nga posta të bonusit, në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” ka qenë i ftuar drejtori i Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj. Ky i fundit bëri me dije se objektiv i të gjitha filialeve të Postës Shqiptare në vend, është përfundimi i shpërndarjes së shpërblimeve brenda muajit dhjetor. Për personat të cilët nuk do të kenë mundësi që këtë tërheqje ta kryejnë brenda 31 dhjetorit, Xhafaj shpjegoi se do të kenë mundësi ta kryejnë këtë proces deri më 30 qershor të 2026-ës. “Ka filluar që nga data 1 dhjetor dhe do vijojë përgjatë gjithë muajit. Objektivi ynë dhe i të gjitha zyrave apo filialeve të postës shqiptare në...