Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer, kush punon edhe gabon

Pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra, Balla: SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer, kush punon edhe gabon

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka komentuar vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës. “Në vlerësimin tonë SPAK ka bërë një punë të shkëlqyer. Kush punon, gabon. Sa i përket rastit në fjalë Kryeministri ka qenë i qartë, ka pasur një vendim nga gjykata për pezullimin e një ministri, në vlerësimin e tij dhe timin, mendoj se nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër. Kushtetuta e ka barazuar ministrin me deputetin për imunitetin. Por rendi kushtetues e ka të përcaktuar qartë se kur ke një ankesë e dërgon në Kushtetuese. Të presim Kushtetuesen”, tha Balla.