Policia e Elbasanit zbardh vrasjen e Mondi Mëhallës: Në kërkim dy autorët

Policia e Elbasanit zbardh vrasjen e Mondi Mëhallës: Në kërkim dy autorët

Policia e Elbasanit ka zbardhur vrasjen biznesmetin Mondi Mëhalla. Policia thotë se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim autorët e dyshuar. Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit:  Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit. Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes. Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët. Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit). Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumente shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Si...