Banorët e ‘Kodër Babrrusë në protestë kundër kompanisë “KAYO”: Na i marrin pronat dhe ja japin Ardi Veliut

Banorët e ‘Kodër Babrrusë në protestë kundër kompanisë “KAYO”: Na i marrin pronat dhe ja japin Ardi Veliut

Banorët e Kodër-Babrrusë në Tiranë kanë dalë sot në protestë ku kundërshtojnë ngritjen e fabrikës së municioneve që do të ndërtojë KAYO, duke denoncuar publikisht se do u prishen banesat dhe se po i largojnë me forcë. Teksa paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, ata apelojnë që kjo iniciativë e qeverisë të ndalojë deri në shprehjen e Gjykatës. Banorët thonë se kanë bërë denoncime dhe janë në proces, por tashmë shteti ka nisur që të zbatojë një vendim të paligjshëm, duke mos i dëgjuar zërat e tyre. Banorët thonë se po u rrezikohet jeta dhe pasuria, teksa mund të mbeten edhe rrugëve. Ata akuzojnë drejtorin Ardi Veliu, qeverinë dhe zv/kryeministren Belinda Balluku, që ka deleguar edhe firmën për këtë investim. “Jemi pronarë legjitime të kësaj pasurie. Ku...