Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zbardhet vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, identifikohen autorët (Emrat)
Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, i njohur edhe si Edmond Hyka. Pas 24 orësh, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes, Marselo Arani dhe Armando Kola. Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në pranga janë vënë shtetasit Xhino Ago, 32 vjeç, bashkëpunëtor i biznesmenit të vrarë, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të...