Avokati i Popullit, Balla: Jemi tërhequr nga propozimi, do mbështesim një nga emrat e opozitës

Avokati i Popullit, Balla: Jemi tërhequr nga propozimi, do mbështesim një nga emrat e opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se PS-ja do i hapë rrugë Opozitës për kreun e Avokatit të Popullit. Pas përfundimit të mbledhjes, Balla u shpreh se Kuvendi do të zgjedhë Avokatin e Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ndërkohë që ka shtuar se PS-ja vetë nuk do të ketë kandidat por do të presin një listë të plotë të kandidaturave të opozitës “Ne do të shprehemi për këto kandidatura brenda afatit. Unë prandaj po bëj këtë komunkim. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita. Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave, të vlerësohen nëse i kanë përmbushur...