U pezullua për afera korruptive/ Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e Ramës për Ballukun

U pezullua për afera korruptive/ Kushtetuesja kalon për shqyrtim ankimimin e Ramës për Ballukun

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimimin e Ramës për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në këtë seancë u vendos për shqyrtimin e ankimimit të qeverisë për pezullimin nga detyra të Ballukut, pas vendimit të dhënë nga GJKKO. Vendimi u mor pas aferave korruptive që impikojnë Ballukun në tunelin e Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Kujtojmë se shqyrtimi i kërkesës u shty për sot, ndërsa shkak u bë largimi nga gjykata Holta Zaçajt, e cila ishte pjesë e Kolegjit që do të trajtonte në dhomë këshillimi çështjen, dhe gjyqtarja që e zëvendësoi Marsida Xhaferllari, kërkoi kohë që të njihej me aktet. Kushtetuesja duhet të shprehet fillimisht për shuarjen e efekteve të pezullimit, në pritje të një vendimi përfundimtar për çështjen. Vetë Balluku ka ankimuar më parë...